Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Varane jashtë fushës për tri javë

Mbrojtësi i Përfaqësueses i Francës, Raphael Varane, pësoi një lëndim në finalen e Ligës së Kombeve duke u detyruar ta lëshojë fushën para kohe.

Lëndimi i mbrojtësit francez do ta mbajë atë jashtë fushës së paku tri javë. Lajmi është konfirmuar edhe nga stafi mjekësor i Francës.

“Rikthimi do të varet nga mënyra e shërimit të lëndimit. Nëse është i shkallës së parë do të jetë rreth një javë jashtë fushës”, thuhet në njoftimin.

Varane pësoi lëndim në minutën e 42-të duke u zëvendësuar nga Dayot Upamecano.