Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Varane e Ramos mund të mungojnë kundër Interit

Raphael Varane dhe Sergio Ramos mund të mungojnë në duelin kundër Interit në Ligën e Kampionëve, në javën tjetër.

Mbrojtësi spanjoll e la fushën pas 43 minutash në fitoren e Spanjës kundër Gjermanisë.

Varane nga ana tjetër u zëvendësua në pjesën e parë në takimin Franca – Suedia, për shkak të problemeve fizike.

Ka qenë Kurt Zouma i Chelseat që e zëvendësoi mbrojtësin e Real Madridit, i cili raportohet se nuk ka dëmtim shumë serioz.

Ballafaqimi mes Interit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 25 nëntor në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Trajneri Zinedine Zidane shpreson që të dy të jenë të gatshëm për lojë, pasi nuk mund të llogarisë as në Eder Militaon, që është i infektuar me Covid-19.