Raphael Varane do të ishte i lumtur nëse nga edicioni i ardhshëm do të luante te Real Madridi bashkë me yllin francez, Kylian Mbappe. Varane për “Europe 1” ka thënë se Mbappe është lojtar i ri, por ka ecur me hapa të mëdha në zhvillim. Spekulimet se Reali mund ta transferojë Mbappen, nuk janë të reja. Varane thotë se Mbappe do t’i përshtatej filozofisë së lojës së madrilenëve.
“Ai është duke u bërë një lojtari gjithanshëm dhe është një nga golashënuesit më të mirë. Qëllimi im është të luaj përkrah lojtarëve më të mirë dhe Kylian është një nga lojtarët më të mirë në futbollin evropian”, ka thënë mbrojtësi francez, Varane. Mbappe është pjesë e PSG-së, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe shumë skuadra tjera të mëdha evropiane.