Kristi Vangjeli ishte ai që i vuri në dukje arbitrit spanjoll se në momentin e goditjes standarde të cilën e shndërroi në gol Zoran Tosiq u afrua me disa metra, por gjyqtari nuk e mori parasysh kërkesën e mbrojtësit të korçarëve.
“Goli nisi nga një faull që ishte shumë i lehtë. Distanca e murit ishte shumë e madhe, e pashë që në fillim. U afrova te arbitri dhe ia thashë, por ai ma ktheu ‘vazhdo, se këtu jam unë’. Nëse muri do të ishte në pozicionin e duhur, topi nuk do të kishte kaluar”, ka thënë Vangjeli për Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVangjeli e pranon se tashmë kalimi i grupit është kthyer në një mision të pamundur për Skënderbeun por në të njëjtën kohë ai shprehet duhet të bëjë gjithçka për të fituar dy sfidat mbetura.
“Çfarë duhet bërë? Skënderbeu ka bërë një hap shumë të madh. Në grupet e Europa League duhet mbajtur i njëjti ritëm i minutave të para, për ta kontrolluar ne lojën, sepse nga gabimet e pësojmë lehtë dhe pastaj nuk e kemi forcën e duhur për të marrë rezultat. Me ekipet elitare në Europë e pëson në gjysmë gabimi dhe e pëson menjëherë golin. Ashtu si në Kiev nuk arritëm ta mbronim rezultatin. Partizani bëri një hap shumë të madh kualifikimi, pasi nëse fiton në ndeshjen e radhës me Young Boys na lë neve dhe zviceranët jashtë loje. Ne do të vazhdojmë të punojmë, të mendojmë për objektivin kryesor që është kampionati. Në këto dy ndeshje të mbetura në Europa League duhet të japim më të mirën të respektojmë punën tonë dhe tifozët shqiptarë që na kanë mbështetur. Përse të mos tentojmë të bëjmë një ose dy fitore në ndeshjet e ardhshme pa menduar për çështjen e kualifikimit”, ka thënë ai.