Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van Dijk i prin skuadrës në përgatitjet përballë Malit të Zi

Holanda është stërvitur të premten para ndeshjes së radhës kualifikuese të Kupës së Botës në Grupin G kundër Malit të Zi.

Ky ballafaqim zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në “Philips Stadion”.

Skuadra e Louis van Gaalit barazoi 1:1 kundër Norvegjisë të mërkurën për të mbetur në vendin e dytë me shtatë pikë, një më pak se Turqia lidere. Nga shtatë pikë kanë edhe Mali i Zi dhe Norvegjia.

“Mendoj se Mali i Zi ka shumë lojtarë kreativë. Janë të mençur. Dhe kjo do ta bëjë të vështirë çdo gjë për ne. Ata mund të luajnë ndoshta në të njëjtën mënyrë si Norvegjia dhe më pas ne duhet të ballafaqohemi me të njëjtin problem. Duhet ta zgjidhim atë. Jemi përgatitur për ato situata”, ka thënë ndër të tjera Van Gaal në konferencën për shtyp.

Holanda pas duelit me Malin e Zi, të martën do të luajë kundër Turqisë në “Amsterdam Arena”.