Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van Dijk firmos kontratë të re me Liverpoolin

Qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk është futbollisti i fundit që ka firmosur kontratë të re afatgjate me Liverpoolin. Klubi anglez të premten ka njoftuar se me kontratën e re, Van Dijk do të qëndrojë në “Anfield Road” deri në verën e vitit 2025.

30-vjeçari bëhet lojtari i katërt gjatë kësaj vere që ka konfirmuar qëndrimin te Liverpooli, pas Trent Alexander-Arnoldit, Alisson Beckerit dhe Fabinhos.

Van Dijk iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Southamptoni dhe deri më tani, ka regjistruar 130 ndeshej në të gjitha garat duke shënuar 13 gola. Ai me fanellën e Liverpoolit, ka fituar katër trofe, përfshirë titullin e kampionit të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve.