Ernesto Valverde, menaxheri i Barcelonës, është impresionuar nga Ousmane Dembele ndaj Sevillas pas golit fantastik të francezit në Superkupën e Spanjës.
Goli spektakolar i Dembeles i ka dhënë fitoren 2-1 kampionëve të La Ligës teksa kishin mbetur vetëm 12 minuta lojë.
“Nuk e di nëse ka nevojë për ndeshje si kjo, atë e di vetëm ai. Dembele është me ne dhe presim shumë nga ai. Ai ka shumë kualitet, ai mori pjesë në lojë dhe shënoi golin e dytë, diçka për të cilën duhet të jetë shumë i lumtur”, ka thënë Valverde, transmeton ksp.
“Ai u përmirësua gjatë ndeshjes. Shumë prej lojtarëve që luajtën nuk kanë shumë kohë që kanë rifilluar stërvitjen pas Botërorit. Kjo është një fitore që do të na rrisë vetëbesimin”, përfundoi Valverde.