Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valon Berisha debuton me gol te Lazio

Mesfushori shqiptar, Valon Berisha, ishte një ndër afrimet e Igli Tares te Lazio në këtë afat kalimtar.

25-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e Kosovës, u bind nga drejtori shqiptar për të firmosur me klubin kryeqytetas italian dhe duket se menjëherë ka fituar zemrat e tifozëve lacialë.

Në ndeshjen miqësore të zhvilluar ditën e sotme, që përfundoi me rezultatin 14-0 ndaj amatorëve të Top 11 Radio Club, Berisha u aktivizua si titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të.

Në momentin e shënimit të mesfushorit shqiptar nuk munguan duartrokitjet e tifozëve, të cilët mesa duket janë “dashuruar” menjëherë me 25-vjeçarin, transmeotn kp. 

Edhe pse luhej ndaj një skuadre amatore, trajneri Inzaghi kishte hedhur në fushë lojtarët cilësorë.

Ndërkohë që portieri Strakosha nuk është aktivizuar për shkak të problemeve fizike. Vendin e tij e zuri Proto, portieri i ardhur së fundmi nga Olimpiakos.

Artikuj të ngjashëm