Ata rrëshqasin nëpër arenë, duke bërë lëvizje të koordinuara në sinkronizim perfekt me muzikën.
Patinazh artistik? Vallëzim? Jo, është gara në stërvitjen e kalit në stil të lirë.
Tetëmbëdhjetë hipistët më të mirë kanë qenë në Paris, nga e mërkura deri në fundjavë për Kupën e Botës, për garën finale të stërvitjes së kalit në stil të lirë, një disiplinë që është si një vallëzim me kalë me tinguj të muzikës, shkruan Koha Ditore.
Kupa e Botës po ashtu do të ketë finalen e garës së kërcimit, ku amerikani McLain Ward do të mbrojë titullin kundër 38 hipistëve të tjerë.
"Më pëlqen shfaqja, pasi tribunat gjithmonë janë të mbushura dhe njerëzit janë gjithmonë të entuziazmuar", thotë Laura Graves, një nga dy amerikanet që do të performojnë në garën e stërvitjes së kalit. Gaves do të garojë me kalin e saj 16-vjeçar Verdades... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)