Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valdes pensionohet nga futbollit për të punuar në media

Victor Valdes ka vendosur t’i jep fund karrierës në futboll.

Sipas Mundo Deportivo ish-portieri i disa klubeve të njohura evropiane, do të nisë një produksion televiziv të tijin pas largimit nga futbolli, transmeton KosovaPress.

Valdes sa ka qenë pjesë e Barcelonës ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, ndërsa vitet e fundit ka luajtur në Premier Ligë, fillimisht me Manchester United, kurse vjet ishte pjesë e Middlesbrough.