Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uzuni shënon golin e nderit në humbjen e Granadas

Myrto Uzuni

Skuadra e Alavesit ka mposhtur Granadan në ndeshjen e parë të xhiros së 14-të të La Ligas së Spanjës. Në duelin e luajtur të premten mbrëma, Alavesi triumfoi në shtëpi me rezultatin 3:1.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 11-të, kur Raul Torrente shënoi autogol për ta kaluar Alavesin në epërsi. Në 2:0 epërsinë e ngriti Abde Rebbach në minutën e 38-të të takimit. Golin e tretë për vendasit, e shënoi Samuel Omorodion në minutën e 55-të.

Te Granada, titullar ishte sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, që luajti tërë ndeshjen. Në fakt, Uzuni e shënoi golin e nderit për Granadan duke realizuar nga penalltia në minutën e 86-të.

Për Alavesin, kjo është fitorja e katërt këtë edicion, e cila e ngrit në kuotën e 15 pikëve.

Ndërsa, Granada mbetet e parafundit në tabelë me shtatë pikë të mbledhura, pasi regjistroi humbjen e nëntë në kampionat.​