Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uzuni mund ta thyejë një rekord 67-vjeçar të Granadas

Myrto Uzuni mund ta thyejë një rekord 67-vjeçar të skuadrës së Granadas.

Bëhet fjalë për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni për këtë skuadër, në elitën e futbollit spanjoll, apo në rangun e dytë.

27-vjeçari, sulmuesi i Shqipërisë, aktualisht ka 22 gola në La Liga 2.

Deri në fund të kampanjës, Granada do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje.

Rekordin për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni me fanellën e Granadas, e mban Rafa Delgado, i cili në vitin 1956, kishte shënuar 25 gola në total.

Edhe Uzuni, golashënuesi më i mirë i Granadas në shekullin 21 Futboll Uzuni, golashënuesi më i mirë i Granadas në shekullin 21

e dytë në këtë statistikë e mbajnë Juan Morales nga sezoni i vitit 1949 dhe Alex Geijo në vitin 2011, kishin shënuar 24 gola. Cesar Rodriguez pati 23 gola të shënuar në vitin 1942.

Ndeshjet e mbetura të Granadas në La Liga 2 janë kundër Lugos në shtëpi, Mirandesit si mysafir, dhe Legansit në vendin e vet, më 28 maj.