Myrto Uzuni do të kthehet te skuadra e Granadas në Spanjë, ndërsa portieri Etrit Berisha nuk do të jetë i pranishëm për miqësoren ndaj Kilit po ashtu.
Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit të mërkurën në mbrëmje.
Uzuni ka telashe me lëndim në tendinën e Akilit, ndërsa Berisha ka tërheqje të muskulit të gjoksit.
Si zëvendësues të Berishës, përzgjedhësi Sylvinho ka ftuar portierin e Egnatias, Alen Sherri.
“Pjesa tjetër e skuadrës gëzon shëndet të plotë dhe është në formë të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë miqësore ndaj Kilit. Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e të mërkurës u fokusua më shumë te loja me top”, ka shkruar FSHF-ja.
Ekipi i Shqipërisë do të udhëtojë të enjten në mëngjes në Parma të Italisë, ndërsa pasdite do ta zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Kilin.
Ndeshja me Kilin luhet më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini”, në orën 20:45.
Edhe
Berisha mund të kthehet në Suedi
Më 25 mars, Shqipëria do të luajë tjetër miqësore.
Ballafaqohet në stadiumin “Friends Arena” me Suedinë.
Kjo ndeshje do të nis në orën 19:00.