Sulmuesi i Përfaqësueses së Shqipërisë, Myrto Uzuni, është shprehur i lumtur me golin ndaj Spanjës, por jo edhe me humbjen.
Sulmuesi i Granadas beson se Shqipëria kishte një paraqitje të mirë në këtë disfatë.
“Në aspektin personal ndihem shumë i lumtur me golin e shënuar. Sa i përket humbjes nuk ndjehemi shumë mirë pasi morëm gol në minutat e fundit të ndeshjes. Gjithmonë besoj te vetja ime dhe gjithmonë mendoj se do të kem shansin tim dhe e shfrytëzova këtë për të realizuar golin. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe jemi vendosur shumë mirë në fazën e mbrojtjes”, deklaroi Uzuni.
Artikuj të ngjashëm