Sulmuesi i Shqipërisë, Mytro Uzuni, ka shfaqur optimizmin e tij para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022” kundër Shqipërisë. Në konferencën për shtyp, të mbajtur të martën, Uzuni insistoi se Shqipëria futet për ta fituar ndeshjen ndaj Shqipërisë. Dueli mes Polonisë dhe Shqipërisë zhvillohet të enjten prej orës 20:45 dhe i takon Grupit I kualifikues për Botërorin e ardhshëm. Shqipëria është e treta në grup me gjashtë pikë, dy më shumë se Polonia që renditet e katërta. Pas ndeshjes me Poloninë, Shqipëria do të përballet edhe me Hungarinë (5 shtator) e San Marinon (8 shtator), ndeshje që i luan në shtëpi. Grupit i prinë Anglia me nëntë pikë, dy më shumë se Hungaria që renditet në pozitën e dytë.
Uzuni 26-vjeçar që këtë sezon ka pasur start të mirë te Ferencvaroshi, shpreson që të shënojë gol edhe ndaj Polonisë. Ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në 11 ndeshje deri më tani për skuadrën hungareze.
“Të gjithë e dimë rëndësinë e këtyre ndeshjeve, do të japim maksimumin sepse asnjë kundërshtar nuk është i pakalueshëm. Mendoj se ne kemi futbollistë të nivelit të lartë dhe mund të luajmë me çdo kundërshtar. Hyj në çdo ndeshje për të shënuar dhe fituar dhe shpresoj që edhe ndaj Polonisë t’ia dalim mbanë”, është shprehur Uzuni. “Ne e kemi parasysh rëndësinë e këtyre ndeshjeve, do të japim maksimumin për rezultate të favorshme”.
E optimistë para përballjes me Poloninë është shprehur edhe mbrojtësi Albi Doka. Madje Doka ka thënë se Shqipëria synon të kualifikohet në Botërorin e ardhshëm për ta përsëritur suksesin e vitit 2016, kur luajti në Kampionatin Evropian. Doka ka pranuar se Polonia është kundërshtari më i fortë i mundshëm në ndeshjet e shtatorit.
“Kemi tri ndeshje, duhet të fokusohemi te Polonia. Dhe, nëse ia dalim me Poloninë, atëherë në dy ndeshjet e tjera besoj se do të marrim rezultate të mira pasi luajmë para tifozëve tanë. Jam optimist për duelin me Poloninë. Polonia është ekipi më i fortë, por ne nuk duhet t’i trembemi dhe besoj se jemi të gatshëm”, ka thënë Doka. “Normal që mendojmë dhe ëndërrojmë kualifikimin në Botëror duke e përsëritur suksesin që e kishim në vitin 2016”.
Edhe
Uzuni synon gol dhe fitore ndaj Polonisë
E për duelin e së enjtes mbrëma ka folur edhe kapiteni i Polonisë, Robert Leaandowski. Sulmuesi i Bayernit ka vlerësuar lart mbrojtjen e Shqipërisë duke thënë se nuk do të kenë mjaft hapësira në sulm. Ai ka pranuar se dueli me Shqipërinë është shumë i rëndësishëm për Poloninë që po synon kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm.
“Janë shumë ndeshje të rëndësishme për ne përpara, nëse duam të avancojmë duhet të grumbullojmë pikë. Ne nuk mund të kualifikohemi pa i kaluar këto ndeshje më parë, ndeshja e radhës është me Shqipërinë dhe shumë e rëndësishme”, ka pranuar Lewandowski. “Duhet të jemi të qetë gjatë ndeshjes me Shqipërinë, duhet të luajmë topin shpejt. Nuk do të kemi shumë hapësira në fazën e sulmit. Duhet të kërkojmë për mundësi, për zona të lira. Gjithçka do të varet nga lëvizjet pa top dhe kërkimi i hapësirave të lira’’.