Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uzuni e Granada pësojnë nga Osasuna

Myrto Uzuni

Skuadra e Osasunas ka shënuar fitore në duelin e parë të xhiros së 10-të në La Ligan spanjolle. Të premten mbrëma, Osasuna e mposhti në shtëpi skuadrën e Granadas me rezultatin 2:0.

Të dy golat për vendasit, i shënoi sulmuesi Ante Budimir. Ai golin e parë e shënoi në minutën e 11-të, ndërsa të dytin, me të cilin vulosi fitoren e Osasunas, e realizoi në minutën e 59-të nga penalltia.

Me këtë fitore, Osasuna ka tubuar 13 pikë, 7 më shumë se Granada që mbetet e parafundit në tabelë.

Te Granada, në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. Uzuni u inkuadrua në minutën e 63-të.

Artikuj të ngjashëm