Oleksandr Usyk është i gatshëm të ballafaqohet me Tyson Furyn në meçin e rëndësishëm për titull të botës në peshën e rëndë nëse tërhiqet Anthony Joshua.
Joshua pësoi disfatë nga ukrainasi Usyk më herët gjatë këtij viti por në klauzolë e ka edhe ndeshjen e rimeçit. Është thënë se dueli tjetër pritet të organizohet në vitin 2022.
Fury e ka brezin WBC nëse Usyk ka në posedim titujt IBF, WBA dhe WBO, që do të thotë se fituesi mund t’i marrë të gjitha.