Kamaru Usman ka mbajtur titullin e kampionit në kategorinë velter në serinë UFC. Usman të shtunën mbrëma triumfoi në New York me vendim unanim ndaj Colby Covingtonit.
Usman 34-vjeçar e rrëzoi dy herë Covingtonin në fund të raundit të dytë, fillimisht me një të majtë e më pas me një të djathtë të fuqishme.
Covington arriti të rimarrë veten, por jo edhe të përmbysë rezultatin.
Të tre anëtarët e jurisë e vlerësuan Usmanin fitues pas pesë raundeve: 48:47, 48:47 dhe 49:46.
Artikuj të ngjashëm
-
Usman nokauton Masvidalin mbron titullin e UFC-së në kategorinë velter
-
UFC: Usmani mposht Burnsin, mbron titullin në kategorinë velter
-
UFC, Strickland ia shkakton humbjen e parë Chimaevit
-
Islam Makhachev vazhdon të shkruajë histori në UFC
-
Khamzat Chimaev i jashtëzakonshëm, kampion i padiskutueshëm në kategorinë e mesme në UFC