Me gjatësi mbi dy metra, xhudisti Andrew Melbourne është figurë imponuese si në tatami ashtu edhe jashtë tij.
Një polic ushtarak që ka shërbyer dy herë në Afganistan, Melbourne është xhudist i inkuadruar vonë në skenën ndërkombëtare të këtij sporti.
Britaniku së fundi është kurorëzuar kampion nacional në kategorinë mbi 100 kilogramë, dhe ia ka vënë syrin tash Lojërave Olimpike Verore të vitit 2020 në Tokio të Japonisë, shkruan Koha Ditore.
Ai, po ashtu, ishte relativisht i vonshëm edhe në ushtri, duke u inkuadruar në Forcat Ajrore në moshën 24-vjeçare dhe e gjeti veten në zonë të luftës vetëm gjashtë javë më vonë.
"Menjëherë pas fazës së dytë të stërvitjes, Afganistani ishte një përvojë shumë e tmerrshme dhe ishte një prezantim në një botë të madhe e të keqe. Duke shikuar prapa, e di se ka pasur momente të këqija, por kam shijuar të dy shërbimet atje", rikujton xhudisti britanik... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)