Përfaqësuesja e Ekuadorit dhe Uruguait kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, duke iu bashkuar Brazilit dhe Argjentinës nga Amerika e Jugut.
Ekuadori u mposht në udhëtim te Paraguai 3:1, por e kualifikua direkt në Botëror falë fitores së Uruguait 1:0 ndaj Perusë. Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të ciklit kualifikues të Amerikës së Jugut, Ekuadori dhe Uruguai kanë tubuar nga 25 pikë dhe renditen në pozitat tre dhe katër.
Vendi i pestë, të cilin aktualisht e mbanë Peruja me 21 pikë dërgon në plejof. Mirëpo, krahas Perusë për këtë pozitë po luftojnë edhe Kolumbia me 20 pikë, e Kili që ka 19 pikë të mbledhura pas 17 ndeshjeve të luajtura. Kili u mposht në udhëtim nga Brazili me rezultatin e thellë 4:0, ndërsa Kolumbia shënoi fitore 3:0 në shtëpi ndaj Bolivisë.