Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uran Bislimi mund të transferohet te Lugano

Uran Bislimi pritet ta bëjë hapin e madh në karrierë.

Futbollisti i Schaffhausenit, sipas mediave zvicerane, pritet që nga rangu i dytë i futbollit të Zvicrës “Challenge League”, të kalojë te FC Lugano në Superligën e Zvicrës.

“Nau.ch” ka shkruar të shtunën se Lugano është në kërkim të kapitenit të Schaffhausenit.

Kontrata e Bislimit, mesfushorit 22-vjeçar, skadon pas gjashtë muajsh. Ende nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës.

Artikuj të ngjashëm