Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedit i kthehet Cavani, por jo edhe Pogba për duelin ndaj Palacet

Foto: Reuters

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Crystal Palacet që zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Selhurst Park Stadium” në kuadër të xhiros së 27 në Premier League.

Në një intervistë të martën, trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se Cavani tashmë është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për lojë derisa ka shtuar se mesfushori Paul Pogba ende mbetet i lënduar. Cavani i ka munguar Unitedit në dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit në muskulin e këmbës kurse Pogba është i lënduar që nga dueli ndaj Evertonit, i luajtur më 6 shkurt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Cavani ka stërvitur rregullisht me ekipin dhe do të jetë i gatshëm për lojë kundër Palacet. Ndërsa, Pogba ende nuk është gati dhe i duhet ende kohë për t’u rikuperuar”, ka thënë Solskjaer.