Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi vazhdon me humbje në Premier League

Manchester United ka vazhduar me humbje në Premier League. Të dielën mbrëma Unitedit pësoi disfatën e dytë rresht.

U mposht nga West Hami me rezultatin minimal, 1:0. Golin e fitores për West Hamin e shënoi në minutën e 27-të algjeriani, Mohamed Said Benrahma.

Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të elitës së futbollit anglez.

Unitedi zë vendin e katërt me 63 pikë, kurse West Hami në vendi ne 15-të me 37 pikë.