Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi, të bindur se do të rinovojnë me De Gean

Manchester Unitedi janë të bindur se David de Gea do të nënshkruajë kontratë të re afatgjate për të mbetur në Old Trafford.

Kontrata aktuale e 27 vjeçarit përfundon më 2019, edhe pse Unitedi e kanë mundësinë e zgjatjes së saj edhe për një sezon.

Klubi nga “Old Trafford” do t’i nisin bisedimet me përfaqësuesit e portierit dhe tani ndihen më komodë pas kalimit të Thibaut Courtois për 35 milionë funte në Real Madrid nga Chelsea.

Reali është raportuar të ketë shfaqur interesim për përfaqësuesin e Spanjës që nga viti 2015.

Artikuj të ngjashëm