Manchester Unitedi ka vazhduar formën e lartë në fillim të sezonit të ri në Premier Ligë, duke mposhtur si mysafir Swansea Cityn me rezultat 4 me 0.
“Djajtë e Kuq” në fund të pjesës së parë siguruan avantazhin me golin e realizuar nga Eric Bailly ndërsa serinë e shpejtë prej tre golave e mbylli në dhjetë minutat e takimit.
Ishte Romelu Lukaku që realizoi për 2 me 0 në minutën e 80 ndërsa Paul Pogba shënoi dy minuta më vonë pas një kundërsulmi të shpejtë.
Golin e katërt për Unitedin e realizoi Anthony Martial.