Manchester Unitedi është i interesuar në shërbimet e mesfushorit të West Ham Unitedit, çekun Tomas Soucek, përcjellin mediumet angleze të enjten.
Bëhet e ditur se Unitedi po përgatit një ofertë për transferimin e 25-vjeçarit në verë.
“Djajtë e kuq” janë të gatshëm të paguajnë rreth 30 milionë euro për kartonin e Soucekut, i cili këtë edicion ka treguar paraqitje të mira. Ai ka shënuar tetë gola në 23 ndeshje të luajtura në Premier League këtë sezon.
Soucek në janar të vitit të shkuar iu bashkua West Hamit nga Slavia e Pragës kurse me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2024.