Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pas Dembeles

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për sulmuesin e Lyonit, Moussa Dembele përcjellë "Daily Mail" të premten.

Mësohet se skautët e ekipit anglez kanë përcjellë Dembelen në tri ndeshjet e fundit me Lyonin dhe janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e tij, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dembele te Manchesteri shihet si përforcim i duhur në afatin kalimtar të janarit.

23-vjeçari, ka shënuar gjashtë gola në po aq paraqitje kampionale në Ligue 1 kurse kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Dembele ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Celticu e Fulhami.