Manchester United ka kaluar në 1/16 e finales të Kupës FA të Anglisë.
Unitedi të hënën mposhti Wiganin me rezultatin 2:0. Ndeshja u zhvillua të hënën mbrëma.
Unitedi golin e parë e shënoi në pjesën e parë nëpërmjet Diogo Dalotit në minutën e 22-të, kurse në minutën e 74-t, Bruno Fernandes nga penalltia shënoi golin e dytë për rezultatin final, 2:0.