Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi nuk do të bëjë ofertë për Sanchon këtë vit

Manchester Unitedi nuk do të bëjë ofertë këtë verë për transferimin e yllit anglez të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, shkruan “Mirror”.

Unitedi është duke u interesuar për transferimin e Sanchos, mirëpo ndikimi që koronavirusi ka pasur në financat e klubeve do ta bëjë të pamundur që klubi i madh anglez të bëjë ofertë për të transferuar talentin anglez.

Por, krerët e Unitedit planifikojnë të tentojnë ta transferojnë Sanchon verën e vitit të ardhshëm.

Sancho 20-vjeçar ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2022. Këtë edicion ai i ka zhvilluar 35 ndeshje në të gjitha garat. I ka realizuar 17 gola dhe i ka asistuar 19 tjerë.

Artikuj të ngjashëm