Manchester Unitedi ka shënuar fitore në udhëtim te Watfordi, të cilën e mposhti me rezultat prej 1 me 2.
Lukaku shënoi golin e parë në minutën e 35, e për golin e dytë u përkujdes Smalling duke shënuar tre minuta më vonë.
Në pjesën e dytë vendasit ngushtuan rezultatin përmes Grayt, por nuk arritën të marrin rezultat pozitiv.
Me karton të kuq në fund të takimit u ndëshkua mesfushori serb, Nemanja Matiq.