Manchester Unitedi ka përgatitur ofertën për transferimin e mbrojtësit të krahut, Max Aarons.
Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se Unitedi tashmë ka kontaktuar Norwich Cityn duke i bërë me dije se është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro për transferimin e 20-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.
Aarons ka treguar paraqitje të mira këtë edicion te Norwichi, ekip që bën gara në Championship dhe tek Unitedi shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes pasi mund të luajë në dy krahët.
Aarons këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë në 22 paraqitje kurse me Norwichin ka kontratë deri në vitin 2024.
Krahas Unitedit, interesim për Aaronsin kanë shfaqur edhe Arsenali, Tottenhami e Bayern Muencheni.