Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me 5 mungesa ndaj WBA-së

Jose Mourinho pret që në përballjen e radhës në Premier Ligë ndaj WBA-së të jetë pa pesë futbollistë.

Manchester Unitedi do të jetë pa yllin e vet Paul Pogba në ndeshjen e së shtunës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pogba tashmë ka humbur përballjen ndaj Middlesbroughit, dhe dy ndeshjet e kombëtares së Francës, ndaj Luksemburgut dhe Spanjës për shkak të një lëndimi që kishte pësuar ndaj Rostovit në Ligën e Evropës.

Mourinho nuk do të ketë në dispozicion për shkak të suspendimit Ander Herreran dhe Zlatan Ibrahimoviqin, kurse për shkak të lëndimit do të mungojnë mbrojtësit Chris Smalling dhe Phil Jones.

“Katër lojtarë mungojnë, dhe mendoj se edhe Paul Pogba do të mungojë, pra mungojnë pesë”, ka thënë Mourinho për faqen zyrtare të klubit.