Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi i ofron kontratë të re Ibrahimoviqit

Zlatan Ibrahimoviqit raportohet se do t’i ofrohet një kontratë e re njëvjeçare nga Manchester Unitedi, pasi kryetrajneri Jose Mourinho ka mbetur i mahnitur me rikuperimin e tij të shpejtë nga lëndimi serioz i pësuar në gju.

35-vjeçari shënoi 28 gola në 46 ndeshje sezonin e shkuar për Unitedin, por mungoi në fund të sezonit për shkak të lëndimit të pësuar.

Ai tani pritet të marrë kontratë të re 12-muajshe, ndërsa është përfolur edhe për një rikthim të mundshëm në Serie A dhe La Ligë.