Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi humb, City kampion në Angli

Manchester Unitedi ka humbur përballjen nga West Bromi në xhiron e 34-të në Premier Ligë, duke ia mundësuar Manchester Cityt titullin e kampionit pesë xhiro para fundit.

Jay Rodriguez realizoi golin e vetëm në fitoren e WBA-së, duke e bërë të pamundur rrugën e Unitedit drejt titullit kampion këtë sezon.

City i Pep Guardiolas tash ka 87 pikë, 16 më shumë se Unitedi që është i dyti. Këto pikë i mjaftojnë “Qytetarëve” që matematikisht të fitojnë titullin e kampionit.

Ky është titulli i tretë i Cityt në shtatë sezone.