Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi gjen zëvendësuesin e Mourinhos

Menaxheri i Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino është zëvendësuesi ideal i Jose Mourinhos te Manchester Unitedi.

Mourinho ka kontratë me klubin nga Old Traffordi deri në verën e vitit 2020 pasi vazhdoi atë gjatë javës së kaluar, duke i dhënë fund raportimeve se do të kalonte te Paris Saint-Germaini.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtorët e Unitedit ishin të shqetësuar nga komentet e portugezit për PSG-në dhe ishin vënë në kërkim të një zëvendësuesi. Synim i tyre ishte edhe Pochettino.

Manchester Evening News raporton se edhe pse Unitedit nuk shqetësohet për Mourinhon, mbetet i interesuar që në të ardhmen ta ketë si menaxher Pochettinon.

Për Pochettinon është interesuar edhe Real Madridi.