Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi gjen në Premier Ligë pasardhësin e Mourinhos

Duket se Jose Mourinho nuk do të jetë edhe për kohë të gjatë trajner i Manchester Unitedit.

Pas problemeve nëpër të cilat është duke kaluar gjiganti anglez, Independent raporton se “Djajtë e Kuq” synojnë që Mourinhon ta zëvendësojnë me trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, që sipas këtyre raporteve është top synimi i klubit, transmeton Koha.net.

E një nga emrat që mund të marrë drejtimin e Unitedit mund të jetë ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, por anëtarët e bordit raportohet se kanë dyshime në përshtatshmërinë e francezit me rolin e trajnerit.

E si rezultat i kësaj Unitedi synon dikë me përvojë në Premier Ligë.