Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi gjen zëvendësuesin e De Geas

Klubi i famshëm anglez, Manchester United është i interesuar për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, raportojnë mediat britanike.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq”, janë duke kërkuar portierin për sezonin e ardhshëm, pasi që David De Gea mund të largohet nga ‘Old Traffordi’ në fund të këtij sezoni.

Janë disa portierë që janë duke u monitoruar nga Unitedi, dhe siç shkruajnë mediat në ishull, në listën e skuadrës angleze është edhe Oblak, që po kalon një formë të shkëlqyer te gjiganti spanjoll.