Manchester Unitedi e fitoi miqësoren ndaj Arsenalit me rezultatin 2:0, të dielën. Miqësorja që u zhvillua në “MetLife Stadium” në New Jesrsey, dhuroi dy gola në pjesën e parë, ndërsa u zhvillua para afër 83 mijë shikuesve.
Kapiteni i ri i Unitedit, Bruno Fernandes, shënoi në minutën e 30-të, kurse Jadon Sancho, realizoi në minutën e 37-të.
Pasi përfundoi koha e rregullt, skuadrat gjuajtën edhe penallti. Unitedi fitoi edhe aty, 5:3. Shënuan Casemiro, Dalot, Lindelof, Rashford dhe Eriksen. Tek Arsenali të saktë ishin Odegaard, Trossard e Jorginho, ndërsa lartë mbi portë gjuajti Fabio Vieira.