Manchester United e bleu për 15 milionë euro yllin portugez, Cristiano Ronaldo në verë.
Tarifa e transferimit mund të rritet në 23 milionë euro përmes pagesave të bonuesve.
Por, dhjetë ditë pas transferimit nga Juventusi, Unitedi fitoi 218 milionë euro nga shitja e fanellave të Ronaldos, raporton “The Guardian”.
Portugezi 36-vjeçar me skuadrën angleze ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023.