Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e lejon De Gean të largohet

Manchester United është gati për ta lejuar të largohet portieri i tyre David De Gea.

Mediat angleze thonë se Unitedi është gati për të rrezikuar, duke e lënë të lirë spanjollin të largohet.

De Gea është në fund të kontratës me Unitedin dhe nuk ka pranuar që ta vazhdojë kontratën.

Shefi i Unitedit, Ed Woodward po e lejon spanjollin të largohet, sepse po beson që spanjolli do të kërkojë vetë të vazhdojë kontratën për sezonin e ardhshëm.

Vlera e De Geas pritet të jetë rreth 18.9 milionë euro./ksp