Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e do në huazim Llorenten

Manchester Unitedi raportohet se po synon huazimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Marcos Llorente, deri në fund të sezonit.

Sipas “Manchester Evening News”, “Djajtë e Kuq” po e kërkojnë huazimin e Llorentes për shkak të lëndimit të Paul Pogbas dhe Scott McTominay.

24-vjeçari iu bashkua Atleticos nga Reali gjatë verës, por ka dështuar të sigurojë minutazhë nën urdhrat e Diego Simeones, duke u paraqitur vetëm në tri nga 19 ndeshjet e La Ligas deri tash.