Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi barazon me Southamptonin

Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim në xhiron e dytë të Premier Leagues pas fitores së thellë 5:1 ndaj Leedsit, në hapje të sezonit 2021/22.

Unitedi, të dielën në udhëtim barazoi 1:1 me skuadrën e Southamptonit.

Southamptoni kaloi në epërsi me autogolin e mesfushorit Fred në minutën e 30-të, ndërsa Manchester Unitedi barazoi rezultatin nëpërmjet Mason Greenwoodit që shënoi gol pas asistimit të Paul Pogbas në minutën e 55-të.

Për Southamptonin, kjo është pika e parë e fituar këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm