Cengiz Under ka shënuar dy gola për fitoren e rëndësishme të Fenerbahçes.
Të dielën mbrëma, Fenerbahçe fitoi 2:1 ndaj Ankaragucut. Mysafirët kaluan në epërsi 1:0 me golin e shënuar nga Tolga Cigerci prej pikës së bardhë, në minutën e 13-të.
Under doli më pas në skenë me golat e minutës së 20-të dhe 32-të.
Shifrat më nuk ndryshuan.
Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të Superligës së Turqisë.
Fenerbahçe udhëheq me 60 pikë nga 23 ndeshje. 57 pikë, por nga 22 ndeshje i ka Galatasaray. Këto dy skuadrat pritet ta zhvillojnë deri në fund garën për titull.
Artikuj të ngjashëm