Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ujkani thotë se edhe lojtarët kanë mbetur pa bileta

Interesimi i madh i tifozëve për ta shikuar ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Maltës ka lënë pa bileta edhe futbollistët e përfaqësueses kosovare.

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani në konferencë për media ka thënë se shitja e biletave ishte shumë e keqe, pasi ka lënë lojtarët pa bileta, transmeton Koha.net.

“Shitja e biletave ka qenë shumë keq, pasi edhe lojtarët kanë mbetur pa bileta”, është shprehur Ujkani.

Më parë FFK-ja u ndante disa bileta lojtarëve për familjarët e tyre, megjithatë këtë herë janë shitur të gjitha biletat për pak orë.

Të enjten mbrëma Kosova e pret në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Maltër për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kombeve të UEFA-së, Liga D në Grupin C.

Pas dy ndeshjeve, Kosova kryeson Grupin 3 me katër pikë. E para pret të jetë edhe pas ndeshjes me Maltën.