Kombëtarja e Kosovës e ka kryer seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, një ditë para përballjes me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve.
Para se të niste stërvitja, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe kapiteni Samir Ujkani, premtuan maksimumin ndaj maltezëve.
Ndeshja zhvillohet nesër në Prishtinë, dhe pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë kur dihet se janë shitur të gjitha biletat për pak orë.
Ujkani është ndarë i pakënaqur pasi nuk ka mbetur asnjë biletë për lojtarët e përfaqësueses së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm