Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA ka marrë edhe zyrtarisht vendimin për dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kupat e Evropës, si dhe gjobitjen prej një milion eurosh, pas akuzave për trukim.
Vendimi është marrë më mbledhjen e 21 marsit të këtij Komisioni, ndërkohë që është bërë zyrtar vetëm këtë të enjte, edhe pse Skënderbeut dhe palëve të përfshira u është kërkuar që të mos e bëjnë publik, shkruan Top-Channel.
Sipas vendimit, gjoba duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi zyrtar i tij.
Skënderbeu pritet që të apelojë ndaj këtij vendimi.
Artikuj të ngjashëm