Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA ndihmon klubet kosovare për infrastrukturën e mediave

Federata e futbollit e Kosovës, ka marr një mbështetje të madhe nga UEFA në vlerë prej 630 mijë eurove, për t’i ndihmuar klubet kosovare.

50 për qind e kësaj shume, i është ndarë të gjitha klubeve që veprojnë nën ombrellën e FFK-së, ndërkaq pjesën tjetër do ta marrin shumë shpejt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndihmë e madhe që ka ardhur nga UEFA për klube, ka të bëjë me rregullimin e infrastrukturës, e në veçanti, vendimin për gazetarë e kameraman.

Por, edhe përkundër kësaj, gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë në shumicën e stadiumeve kosovare.

Ndarjen e gjysmës së mjeteve financiare të UEFA-s për të gjitha klubet, e ka konfirmuar për KTV, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

Përveç kësaj ndihme, FFK-ja është shumë afër që të marrë një projekt tjetër të rëndësishëm nga shtëpia e futbollit evropian, ku të gjithë futbollistët në Kosovë që nga mosha 10 vjeçare do të regjistrohen dhe do ta kenë numrin e tyre identifikues.

Aktualisht në Superligën e Kosovës, përveç disa klubeve që sadopak kanë krijuar kushte minimale për media, klubet e tjera, edhe pse i kanë marr një pjesë të mjeteve, nuk e kanë bërë asnjë hap që ta rregullojnë vendin për media dhe në shumë raste një ndeshje futbolli, gazetarët e shikojnë edhe në këmbë.