Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA inspekton stadiumin e Prishtinës, kërkon që ritmi i punës të shtohet

Dy inspektorët e UEFA-s, Nicolaus Marshall dhe Thomas Grunther, kanë qëndruar sot për vizitë në Prishtinë, me ç’rast kanë inspektuar punimet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

FFK thotë se dy inspektorët bashkë me drejtorin e Departamentit të Sportit, Ibër Alaj dhe drejtorit për marrëdhënie me jashtë në FFK, Artan Govori, si dhe zyrtarëve tjerë të FFK-së, kanë bërë inspektimin e punimeve si dhe kanë mbajtur një takim me zyrtarët e kompanisë punëkryese në stadium.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast Nicolaus Marshall ka bërë të ditur se ata kanë ardhur për të ndihmuar në implementimin e projektit, duke shprehur shpresën se tash kur edhe moti është më i mirë punimet të vazhdojnë në ritëm më të madh.

Ai po ashtu ka thënë se do t’i vëzhgojnë punimet në vazhdimësi dhe ka shprehur shpresën që finalizimi i punës të bëhet në afatet e parapara.

{gallery}

Ndërkaq, projektmenaxheri i mbikëqyrjes së punimeve, Florim Grajqevci, ka premtuar se ritmi i punimeve në stadium do të vijë duke u rritur dhe ato do të përfundojnë në afat prej 5-6 muajsh.

Ndërkohë, nesër në Kosovë do të vijë edhe inspektori i infrastrukturës i UEFA-s, Tyrge Borno, i cili në orën 10:00 do të inspektojë Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, të cilit ditë më parë iu dha leja nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve të klubeve në garat evropiane.