Inspektori i UEFA-s, Tyrge Borno, do ta vizitojë Kosovën të enjten, për të inspektuar dy stadiumet e futbollit, “Adem Jasharin” në Mitrovicë dhe stadiumin e Prishtinës.
Lajmi për vizitën e inspektorit të shtëpisë së futbollit evropian është konfirmuar për Sportin në KTV, nga sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër inspektorin e UEFA-s, do të jetë vizita e tretë për më pak se dy muaj, por pavarësisht kësaj, ai do ta gjejë stadiumin “Adem Jashari” në gjendjen që e ka lënë kur ishte për herë të fundit, pasi ende nuk kanë nisur punimet dhe nuk dihet se kur do të nisin.