Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Udinese zyrtarizon Behramin

Valon Behrami është lojtari më i ri i skuadrës së Udineses në Serie A.

“463 ndeshje në karrierë, 224 prej tyre në Itali, përvojë ndërkombëtare në Premier Ligë, Bundesligë, Kupat e Evropës, dhe ekipin kombëtar të Zvicrës, 32 vjeçari pritet të jetë vendimtar në kampionat, ky është Valon Behrami, që është tani lojtari i ri i Udines”, thuhet në zyrtarizimin e faqes së Serie A.

Behrami ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një sezon. Ai së fundmi ishte pjesë e Watfordit në Premier Ligë.

Artikuj të ngjashëm